Gjakovë: Vëllau therr me thikë vëllanë

17.09.2016 15:42:10

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Ahmet Korenica” në Gjakovë, pas një fjalosje, vëllai ka therr me thikë vëllanë e tij, i cili më pas është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një fjalosje ka sulmuar fizikisht duke e therrur me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar vëllan e tij .Viktima pas tretmanit mjekësore  lirohet në kurim shtëpiak ndërsa i dyshuari me urdhër te prokurorit  dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Indeksoline/