Gjashtë serbë të Bosnjës arrestohen për krime lufte

06.09.2016 12:38:21

Gjashtë serbë, pjesëtarë të ushtrisë dhe Policisë janë arrestuar sot me dyshimin se kanë kryer krime lufte në Bosnjë.

Siç thuhet, serbët e Bosnjës janë arrestuar për shkak të vrasjes së paku 60 civilëve në mesin e të cilëve edhe 11 fëmijë.

Sipas agjencisë Hina janë arrestuar Branko Joviq (59), Milomir Milosheviq (55), Nenad Vukotiq (53), Nikola Loshiq (51)  dhe  Dejan Milanoviq (70) derisa i dyshuari i gjashtë Radomir Pantiq është arrestuar pas seancës gjyqësore ku po akuzohen për pjesëmarrje në gjenocidin ndaj boshnjakëve në Srebrenicë.

 

 

Sipas agjencive boshnjake Prokuroria e Bosnjës të arrestuarit i ngarkon për krime lufte të kryera në pranverën e vitit 1992 në vendin e quajtur Zakoplaca jo larg Srebrenicës.   Sipas pretendimeve të Prokurorisë së Bosnjës civilët një ditë pas masakrës janë varrosur në varreza masive dhe janë zbuluar dhe ekshumuar në vitin 2004.

Aty janë gjetur mbetjet e 54 viktimave derisa për  mbetjet tjera hetimet ende janë duke vazhduar.