Gjatë 24 orëve janë shkaktuar 62 aksidente, tri me fatalitet

27.08.2019 09:54:53

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 62 aksidente. Prej tyre tri aksidente me fatalitet, 18 aksidente me të lënduar, 41 aksidente pa të lënduar.

Ndërsa sipas Policisë janë shqiptuar 1329 tiketa trafiku, janë bërë 12 arrestime ku 11 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit.