Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Lista përmban 1 milion e 890 mijë e 952 emra...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Lista përmban 1 milion e 890 mijë e 952 emra të votuesve

30.09.2017 09:54:12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Përfundimtare të Votuesve për Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit.

Valmir Elezi, zëdhënës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tha  se lista përmban 1 milion e 890 mijë e 952 emra të votuesve.

Ndërkohë që partitë politike janë duke vazhduar me fushatën e tyre zgjedhore nëpër Komuna.

Fushata zyrtarisht kishte filluar më 21 shtator dhe zgjatë deri më 20 tetor. Kujtojmë se zgjedhjet lokale mbahen disa muaj pas atyre të jashtëzakonshme, të cilat erdhën si rezultat i rrëzimit të ‘Qeverisë Mustafa’ nga Parlamenti.