Gjenden 28 refugjatë të vdekur në kanalin e Siçilisë; shpëtohen 4655

05.10.2016 13:14:22

Rojet bregdetare kanë zhvilluar 33 operacione shpëtimi gjatë 24 orëve të fundit në brigjet italiane. Gjatë operacioneve janë gjetur trupat e 28 emigrantëve në ngushticën e Siçilisë. Ndërsa raportohet se janë shpëtuar 4655 persona.

Emigrantët ndodheshin në brigjet e 27 gomoneve, 5 varkave të vogla dhe një barke dhe të gjithë vinin nga brigjet e Libisë.