Gjenden 80 predha të artilerisë së rëndë, pranë një tuneli të bllokuar në vitin 1997

27.07.2016 12:42:13

Një sasi prej 80 predhash luftarake të artilerisë së rëndë janë gjetur nga policia e Shqipërisë pranë tunelit të Qafështamës në Mat.

Sekuestrimi erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative. Policia bëri të mundur gjetjen e predhave në fshatin Selic pranë një tuneli, ku janë konstatuar 60 predha të kalibrit 12mm, dhe 20 predha me madhësi 30 cm.

Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi i ekspertëve rezulton se ky tunel ka qenë i bllokuar që pas ngjarjeve të vitit 1997, por si pasojë e erozionit, tuneli është hapur, ku ne hyrje te tij, kishin dalë në sipërfaqe predhat luftarake.

Predhat janë sekuestruar në vendi i ngjarjes nga ana e policisë dhe u janë dorëzuar dhe lënë në ruajtje Policisë Ushtarake.