Gjendet 55 vjeçari nga Kosova, i raportuar si i zhdukur në Durrës

02.09.2018 23:25:56

Skënder Rama nga Kosova, i cili ishte shpallur i zhdukur nga familjarët në Durrës, tani më është gjetur shëndosh e mirë.

Lajmim e ka konfirmuar njëri nga familjarët e tij.

55 vjeçari, kishte humbur kontaktet me familjarët e tij që prej mbrëmjes së djeshme në qytetin e Durrësit.

Ai kishte shkuar për pushime në qytetin bregdetar me një grup kolegësh prej 44 vetash.