Gjendet i groposur trupi i pajetë i personit që ishte zhdukur në Suharekë

28.12.2016 15:17:16

Policia e Kosovës njofton se dje në vendin e quajtur “Oraq” të Suharekës është gjetur një trup i pajetë, i dekompozuar dhe i groposur.

Dyshohet se trupi i gjetur është i një personi i cili ishte raportuar si i rrëmbyer më 6 tetor të këtij viti.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.