Thaçi kujton masakrën e Izbicës

28.03.2018 11:41:02

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën e Izbicës në 19 vjetorin e saj. Thaçi ka thënë se në këtë masakër u vranë mizorisht 150 qytetarë të pafajshëm.

“Në masakrën e Izbicës, 19 vjet më parë, u vranë mizorisht 150 qytetarë të pafajshëm nga fshatra të ndryshme të Drenicës. Në mesin e tyre kishte edhe shumë gra e fëmijë”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti ka theksuar ky gjenocid i regjimit serb të Millosheviqit e tronditi botën demokratike.

“Ky gjenocid i regjimit serb të Millosheviqit e tronditi botën demokratike, e cila kishte nisur fushatën e bombardimeve mbi caqet serbe. Sot i kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën në këtë masakër, duke nderuar sakrificën e tyre, e cila u bë themel i lirisë sonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.