HOTI: ASOCIACIONI DUHET TË KRIJOHET VETËM NË BAZË TË KUSHTETUTËS

HOTI: ASOCIACIONI DUHET TË KRIJOHET VETËM NË BAZË TË KUSHTETUTËS

28.03.2018 11:48:24

Profesori i së drejtës ndërkombëtare Afrim Hoti, tha se është e paraparë rruga deri tek krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Është për tu përshëndetur deklarata e Departamentit të Shtetit, po ashtu edhe deklarata edhe e Gjermanisë. Si ngjarje që ndodhi me zyrtarin serb duhet të dënohet. Ne nuk duhet të ngutemi, kemi para vetes Kushtetutën. Unë përshëndes edhe idenë dhe iniciativën Thaçit për të ftuara akterët për të përpiluar Statutin”, tha ai programin “Speciale” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij statuti duhet të krijohet ose të themelohet nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës. ‘Çfarëdo lëvizje nga serbët do të ishte jo legjitime”, tha ai.

Hoti vlerësoi se nga ky statut duhet të përpilohet në bazë të kushtetutës dhe të mos lihet që në të ardhmen të ketë interpretime të ndryshme.