Vushtrri, tentojnë të vjedhin në librari, arrestohen

28.03.2018 11:50:27
Gjatë ditës së djeshme në Vushtrri është raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë.

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur që janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, me dyshimin se të njëjtit kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një librari, duke dëmtuar derën e lokalit. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.