Gjendet i vdekur një person në një rrugë në Partesh

25.07.2020 11:56:13

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Partesh.

Policia ka njoftuar se në një rrugë të Parteshit është gjetur i vdekur një person.

“Është raportuar  nga familjarët se në rrugë është gjetur viktima mashkull  pa shenja jete.  Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Në raportin policor kjo vdekje është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.