Gjendet i vdekur personi që ishte zhdukur para tri ditësh në Skenderaj

03.08.2016 11:20:27

U gjet trupi i pajetë, i të riut nga Prelloci i Skendrajt, për të cilin u raportu si i zhduk para tre ditësh

Policia e Kosovës njofton se është gjetur trupi i pajetë, i një personi të raportuar si i zhdukur. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij dhe bëhet fjalë për personin e zhdukur para tri ditëve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante si dhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në autopsi.

Bëhet fjalë për të riun nga fshati Prellovc i Skenderajt, i cili ka humbur kontaktin me familjen e tij që nga e premtja.