Gjendet në Ferizaj fëmija i zhdukur në Istog

29.11.2016 23:48:38

Sonte është gjetur djaloshi i komunitetit rom, që u raportua i zhdukur nga prindërit e tij në Istog.

Zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Agim Gashi në një lidhje direkte në Klan Kosova ka thënë se djaloshi është gjetur falë bashkëpunimit të qytetarëve.

“Falë bashkëpunimit të qytetarëve është gjetur gjashtë vjeçari nga Istogu”.

“Në bazë të informatave që i kemi pasur policia ka organizuar kontrolle më të shpeshta në qytet ku kemi dyshuar por kontributin më të madh e ka dhënë një qytetar që na ka thirr në telefon dhe ka treguar që e ka parë djaloshin”.

Gashi ka thënë që djaloshi është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Shenja dhune nuk ka në bazë të shikimit sipërfaqësor dhe djaloshi është mirë me shëndet”.