Gjendet një i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë

11.04.2017 15:37:24

Një person me inicialet H.H, rreth 50 vjeçar, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë, bëjnë të ditur burimet e Telegrafit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmoi për Telegrafin raportimin e këtij rasti në polici.

Sipas tij, arsyet e vdekjes janë të dyshimta, mirëpo pritet të bëhet obduksioni i trupit të pajetë.