Gjendet një mjet shpërthyes në Kaçanik

07.02.2018 11:56:44
Gjatë ditës së djeshme në Kaçanik është gjetur një mjet i dyshuar i pashpërthyer.

Një person ka raportuar në polici se gjersa ishin duke kryer punime kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident.