Gjendjen të vdekur një grua dhe një burrë në Pejë

14.06.2020 10:50:16

Një grua dhe një burrë janë gjetur pa shenja jete mesditën e djeshme në Pejë.

Siç njofton PK, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin.

Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjete dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve.

“Fsh. Vitomiricë, Pejë 13.06.2020-17:00. Është raportuar se viktima femër Kosovar së bashku me viktimën mashkull Kosovar janë gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin. Në vendin e ngjarjes është gjete dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.