Gjermania aplikon për herë të parë zëvëndësimin e katërt

02.12.2016 18:51:30

Federata e Fubollit Gjerman e ka miratuar ndryshimin e rregullës për zëvëndësimin e futbollistëve në kuadër të ndeshjeve të Kupës. Nga çerekfinalja e tutje skuadrat do të lejohen të bëjnë katër zëvëndësime.

Kjo rregull do të vlejë nëse skuadrat do të shkojnë në kohën shtesë.

Rregulla pritet të fillojë në praktik që nga shkurti i vitit të ardhshëm pasi që më 7 dhe 8 shkurt do të luhen çerekfinalet e para.