Gjermania kërkon shoferë

15.09.2016 21:48:47

Gjermanët janë të interesuar për 800 deri 1000 shoferë. Sidomos në Berlin mungojnë shoferët për t’i bartur pasagjerët. Mosha mesatare e shoferëve hekurudhorë në qytet është 50 vjet.

Në vitet e mëvonshme mungesa e shoferëve do të rritet në 10.000, thonë nga Shoqata e Transportuesve gjermanë (VDV), përcjell albinfo.ch lajmin e mediave gjermane.

Për këtë punë janë duke u trajnuar 7.000 të rinj, por ky numër nuk do të jetë i mjaftueshëm për të plotësuar nevojat dhe për t’i shërbyer qytetarët.

I vetmi sektor që Gjermania nuk ka nevojë janë pilotët, sepse kanë numër të mjaftueshëm.