Gjermania shënon 27-vjetorin e ribashkimit

Gjermania shënon 27-vjetorin e ribashkimit

03.10.2017 07:23:53

Gjermania sot shënon 27-vjetorin i thyerjes së murit të Berlinit dhe ribashkimin e territorit gjerman.

Gjermania që nga viti 1945, kur u detyrua të paranojë dorëzimin përball fuqive perëndimore, u nda në dy pjesë, në Gjermaninë Perëndimore që kontrollohej nga HSBA-të dhe aleatët e saj dhe në Gjermaninë Lindore që kontrollohej nga Bashkimi Sovjetik.

Derisa Gjermania Perëndimore kishte njohur një zhvillim të hovshëm të ekonomisë, ajo Lindore kishte mbetur mbrapa nën diktatin e pushtimit sovjetik.

Por pas dhjetëra viteve ndarje, më 3 tetor 1990, qytetarët gjermanë thyen murin e Berlinit, i cili ishte ndërtuar që të ndalojë gjermano-lindorët që të kalojnë në perëndim.

Sot Gjermania është njëra nga fuqitë më të mëdha në Evropë dhe në botë