Gjeti fëmijën të varur në dhomë, mjekja rrëfen tmerrin: Mbyllja e shkollës nga Covid i mori jetën

23.09.2020 17:28:40

Një nënë e shkatërruar beson se djali i saj do të ishte akoma gjallë nëse shkolla nuk do të anulohej për shkak të Covid – pasi ajo pretendon se ai vrau veten teksa ndihej i ‘izoluar’.

Tracey Tyler kishte marrë një turn shtesë gjatë natës në repartin e Coronavirus në spitalin e saj lokal kur ajo erdhi në shtëpi dhe gjeti djalin e saj Sam, 14 vjeç, i vdekur në dhomën e tij të gjumit.

Ai kishte qenë ‘duke qeshur dhe duke bërë shaka’ ndërsa luante lojëra online me shokë dhe planifikonte udhëtime me ta – para se t’i thoshte se do të kthehej në dy sekonda.

Sidoqoftë Sam kurrë nuk u kthye dhe Trejsi thotë se e zbuloi të varur kur u kthye në shtëpi nga puna.

Katër muaj më vonë, Trejsi ka gjetur forcën për të ndarë historinë shkatërruese të Samit me shpresën se do të shpëtojë jetën e fëmijëve të tjerë.