Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka pranuar sot 1 mijë e 50 teste molekulare për COVID-19 nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF).
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka pranuar sot 1 mijë e 50 teste molekulare për COVID-19 nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF).
“Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF) ka njoftuar se sot më 23.09.2020, ka bërë dorëzimin e 1050 testeve molekulare për Covid- 19 për GeneXpert në IKSHPK. Testet janë siguruar nga fondet e mekanizmit C19RM të Fondit Global, të zbatuara nga Programi i HIV-it në CDF. Këto teste janë një nga teknologjitë më të reja dhe më të sakta të testimit molekular për Covid -19. Testet janë të shpejta dhe shfrytëzojnë aparaturën GeneXpert të dhuruar për IKSHPK nga Granti i Fondit Global për Programin e Tuberkulozit, të menaxhuar nga CDF”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Sipas njoftimit, me futjen në përdorim të kësaj metode do të forcohet dhe diversifikohet sistemi i diagnostikimit të hershëm molekular të COVID-19 dhe kursehen resurset e qytetarëve të Kosovës.







































