Gjukanoviq uron Metën

29.04.2017 20:12:19

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq i ka dërguar një mesazh urimi Ilir Metës me rastin e zgjedhjes së tij President i Republikës së Shqipërisë.

“Me dëshirën më të përzemërt për sukses dhe sa më shumë fat në kryerjen e kësaj detyre me përgjegjësi, Gjukanoviq shpreh bindjen se Meta do të vazhdojë t’i japë vulën personale zhvillimit të marrëdhënieve të mira e të gjithanshme të popujve dhe vendeve tona mike”, thuhet në mesazh.