Gjuriq ka rrëzuar për tokë propagandën politike dhe mediatike proserbe në Kosovë

06.10.2016 14:50:11

Nga Rexhep Kastrati

Marko Gjuriq, dje paralajmëroi apo kërcënoi se nëse do të pranohet marrëveshja për telekomin, ai do të japë dorheqje. Dhe ky është rasti i parë që serbët i lshojnë nervat dhe thonë hapur se mund të tërhqen nga negociatat në Bruksel. Në këtë mënyrë, Gjuriq a konfrimuar se për Beogradin nuk janë të pranueshme marrëveshjet, dhe ato janë përdorur vetëm për të taktizuar në pritje të destabilizimit të Kosovës, përaktëssiht në pritje që pala shqptare të tërhiqet nga negociatat. Unë kam thënë vazhdimisht se Beogradi nuk është i interesuar që të zbatojë marrëvesjet në Bruksel, edhe pse po të mos ishte rezoluta 1244, do mund të ishin edhe më cilësore në raport me Kosovën, sepse edhe si të tilla, ato marrëveshje shenjojnë një subjektivitet ndërkombëtar për shtetin tonë, dhe pranim a priori të këtij subjektiviteti edhe nga ana e Serbisë. Marrëveshjet e Brukselit, sado të kritikueshme që janë, megjithatë pamundsojnë realizimin e një”Republika Srpska” në Kosovë, sepse si të tilla, nuk janë paraprijëse të ndonjë procesi tjetër, siç është bërë paralelizëm me Republika Srpskën në Bosnje, sepse këto marrëveshje janë të parinegociueshme, sikurse marrëveshja e Dejtonit që nuk është e rinegociueshme. Pra, këto marrëveshje zbatohen, ose nuk zbatohen si të tilla. Te e sumta që ka mundur të bëjë Serbia është që të negoiojë zbatimin dhe mënyrat e zbatimit të tyre, me idenë që të shtyjë sa më shumë zbatimin real të tyre, me shpresën se mos sekta okulte e Albinit dhe subjekte të tjera do të imponojnë o tërheqjen e palës shqiptare nga neogictat, dhe kështu të marrë përgjegjësinë për dështimin e tyre, o destabilizimin e Kosovës, që po ashtu, bën përgjegjëse palën tonë për këtë gjë. Shpresa se me anë të marrëveshjes për Asociacionin apo demarkacionin mund të trazojë dhe destabilizojë Kosovën, tashmë është e vakët dhe gati e e pashpresë, sepse partnerët tanë janë të prerë se nuk do të lejojnë të shkasë situata nga kontrolli. Dhe duke mos mundur të imponojë as ndërprerjen e negociatave nga ana e Prishtinës, e as destabilizimin e Kosovës, Beogradi për herë të parë në mënyrë kaq të prerë po përballet me BE-në dhe me SHBA-të, të cilat i kanë dhënë ultimatum o të pranojë marrëveshjen për telekomin, o të ballfaqohet me pasoja, duke e vënë seriozisht në sprovë vullnetin dhe gatishmërinë e Serbisë për zabtimin e marrëveshjeve. Dhe është hera e parë që Serbia kaq drejtpërdrejt është para një sprove të tillë, dhe është hera e parë që kaq qartë po jep prova se nuk është për zbatimin marrëveshjeve të Brukselit. Në këtë mënyrë po konfirmohet teza që e kam shtruar vazhdimisht se Beogradi nuk është për zbatim të marrëveshjeve, pra as të marrëveshjes për Asocaicionin, por po bën githçka, pra edhe nëpërmjet luftës speciale propagandistike që të krijojë përshtypjen se i djeg shpirti për ato marrëveshje, por ja që Prishtina nuk po i zbaton. Dhe e kam thënë vazhdimisht se për Beogradin është e papranueshme Marrëveshja për Asocacionin, sepse njëherë e mirë ia heq ëndrrën për një “Republika Srpska”, dhe e detyron përfundimisht që t’u thotë serbëve të Kosovës se kryeqytet i tyre nuk është Beogradi, por Prishtina, dhe se duhet të zbatojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës,  e jo kushtetën e Serbisë. Po ashtu, me Kapitullin 35 të BE-së, Beogradi duhet të bëjë aso ndryshimesh kushtetuese, ligjore dhe nënligjore që kudo ku përmendet emri Kosovë apo ndonjë pjesë e saj të fshihet dhe të mos figurojë më. Të gjitha këto janë shumë të vështira dhe të rënda për Serbinë për shkak të një qasje hegjemoniste, raciste dhe mashturese ndaj Kosovës. Kjo do të thotë se zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, edhe të këtilla çfarë janë, e së këndejmi edhe i Kapitullit 35 të BE-së, do ta tronditin skenën politike, intelektuale, shkencore, e fetare të Serbisë dhe të kombit serb. Dhe interesi i shqiptarëve është pikërisht ky: kombi dhe shteti serb të ballafaqohen me pasojat e fundit të politikës shekullore hegjemoniste, raciste dhe gjenocidale ndaj shqiptarëve, e jo që ta bartin këtë ballfaqim si ballfaqim të shqiptarëve ndërmjet tyre. Sekta okulte e Albinit, opozita e bashkuar në përgjithësi dhe në përgjithësi linja e Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste kanë synuar dhe po synjnë pikërsht këtë: konfliktin e brendshëm të kombit serb ta bëjnë konflikt të brendshëm të kombit shqiptar. Prandaj, edhe thirrjet e vazhdueshme për ndrëprejrjen e neogiatave në Bruksel që është bërë vazhdimisht nga sekta okulte e Albinit dhe nga korpusi mediatik i shitur dhe i kontrolluar nga struktura mafiozo-politike dhe rekrutë shqiptarë agjenturash kundërshqiptare, i kam kosnderuar dhe vazhdoj t’i konsderoj si kundërshtetërore dhe kundërkombëtare. Dhe të tilla i konsideroj edhe thirrjet e sotme të bëra edhe nga ndonjë fletushkë dhe ndonjë pornotal që paaaftësinë, përfshirjen në faqezihane dhe në poshtërsira të tjera, mundohet ta kompensojë me retorika pseudopatriotike dhe manipulative. Përfundimisht duhet thënë se tash kemi hyrë në një faqzë kur Serbia do të jetë në sprovë, por edhe në një fazë kur do të bëjë gjthçka që të destabilizojë Kosovën, edhe në kontekst të miratimit të projektligjit për “Trepçën”. Dhe në këtë kontekst duhet të pritet edhe një manipulim i serbëve të Kosovës që do t nxiten në veprime të ndryshme, sikurse ato të djeshmet dhe edhe më keq, por duhet të pritet edhe intensifikimi i veprimeve të sektës okulte të Abinit dhe të tjwrëve si kjo për ta destabilizuar Kosovën.

P.S.:

Fotomontazhi: Vazhdimësia e hegjemonizmit, shovenizmit dhe racizimit serb nga Milosheviqi deri te Gjuriqi, që Kosovën e do në flakë për të djegur të ardhmen euro-atlantike të Kosovës