Gjuriq në Zubin Potok me fjalë të mëdha, premton qindra projekte për serbët e Kosovës

28.06.2019 13:48:28

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq mbërriti sot në Zubin Potok, ku është takuar me kryetarët e katër komunave në pjesën veriore dhe iu drejtua qytetarëve mbledhur.

Sipas mediave serbe, të pranishmëve, Gjuriq iu ka thënë se Kosova është vendi më i mirë për të festuar Vidovdanin.

“Mesazhi im për ju është për të ruajtur njëri-tjetrin, për të ndërtuar unitet, për të përsëritur zotimet tona. Qeveria momentalisht është duke realizuar 149 projekte në Kosovë, dhe deri në fund të vitit ky numër do të arrijë në 350, të tilla si furnizimi me ujë, renovimi i shkollave, ndërtimi i objekteve komerciale. Ne e dimë se çfarë ishte e jona, ajo që është e jona dhe ajo që do të jetë gjithmonë e jona”.

“Rroftë Serbia”, ka përfunduar Gjuriq, i cili më pas zhvilloi një takim me kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës.

Siç është raportuar juriq ka leje nga institucionet e Kosovës për të qëndruar vetëm në Zubin Potok dhe në Qendrën e Studentëve në Mitrovicë të Veriut.