Kukës- KQZ ka vendosur 17 qendra votimit në Kukës në ambiente private pas tensioneve dhe kundërshtimeve nga ana e Bashkisë.
“Për shkak të vendimit të marrë nga KQZ për 17 Qendra Votimi, i’u njoftojmë, se ato janë zhvendosur në ambiente të tjera! Nga ky ndryshim preket Kukësi, qytet, Zapodi, Shtiqni, Bicajt dhe Tërthorja”, njofton Safet Gjici, kandidati për bashkinë Kukës.








































