Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, planifikon të mbajë një takim të gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në fund të vitit.
Sipas mediave serbe, takimi do të mbahet në Bruksel në formën e një darke pune, më shumë gjasa më 18 dhjetor.
Burimet diplomatike të Tanjug në Bruksel thonë se ende po punohet për organizimin, duke vendosur datën dhe marrjen e konfirmimit të pjesëmarrjes në këtë ngjarje.
Takimi i mëparshëm i kryeministrit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel u mbajt më 24 maj të këtij viti me iniciativën e Mogherinit.