Gjuriq: Përfundimisht mund të dëgjohet “alo” serbe nga Brezovica, Shtërpca…

26.12.2016 20:49:06

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar se ndarja e frekuencave të operatorit mobil serbe në Kosovë është rezultat i politikës së dialogut.

Gjuriq ka shtuar se me këtë është ruajtur interesi kombëtar.

“Përfundimisht, pas shumë vitesh, sërish mund të dëgjoni “alo” nga Brezovica, nga Shtërpca, nga Anamorave, nga të gjitha mjediset në të cilat njerëzit kundërligjshëm dhe dhunshëm, që nga viti 2011, janë privuar nga e drejta që të kenë atë që e kanë të gjithë qytetarët në pjesët tjera të vendit tonë”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Ai këto deklarata i ka bërë pas takimit me zëvendës-sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit Rusia e Bashkuara, Sergej Zheleznjakov.

Siç ka shtuar, së shpejti fëmijët në Brezovicë dhe në Shtërpcë, mund të shfrytëzojnë internet më të shpejt, telefoninë celulare dhe të gjitha që i kanë edhe fëmijët tjerë.

Sipas tij, kjo është rezultat i politikës së dialogut, e cila nuk është gjithmonë e lehtë.

Gjuriq ka thënë se bisedimet për këtë temë kanë zgjatur gjashtë vjet, por sot mund të thuhet se janë ruajtur interesat kombëtare sa i përket kësaj çështje dhe i është mundësuar kompanisë nacionale të telekomunikacionet që të operojë si më parë.

“Nga Horgoshi deri në Dragash, në tërë territorin e Serbisë”, ka thënë ai.

Rregullatori kosovar për komunikime elektronike dhe postare (ARKEP), ka njoftuar më herët se operatorit serb të telefonisë celulare MTS i është ndarë rrjeti frekuencor.

Kjo është bërë si kompromis që Kosova ta merr kodin telefonik ndërkombëtar +383.