Gjuriq: Serbët e Kosovës janë të ‘tmerruar’ nga krijimi i Shqipërisë së Madhe

22.04.2017 14:06:16
Deklaratat e fundit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për krijimin e Shqipërisë së Madhe kanë nxitur shumë reagime në opinion.
Së fundi, këto deklarata janë përdorur për propagandë edhe nga drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovës në Serbi, Marko Gjuriq.

Gjuria ka deklaruar se krijimi i Shqipërisë së Madhe është i pamundur dhe idetë e tilla vijnë vetëm nga koha e pushtimit nazist, duke shtuar se një veprim i tillë do të shkelte ligjet ndërkombëtare, transmeton lajmi.net

“Serbët e Kosovës janë të tmerruar nga këto deklarata, ata jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe janë në një izolim politik”, ka thënë Gjuriq për Sputnik.

Gjurqi ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë në lidhje me këto pretendime, pasi sipas tij e kërcënojnë stabilitetin dhe paqen në Rajon.

Edi Rama dhe Hashim Thaçi ditë më parë deklaruan se nëse jo në Bashkimin Evropian, atëherë shqiptarët do të bëhen bashkë me krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’.