Gjuriq sot në Kosovë

20.04.2018 10:01:01

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq si dhe sekretari i Përgjithshëm i Presidencës serbe, Nikolla Selakoviq  priten të vijnë sot në Kosovë, por me leje të institucioneve të vendit.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin,  zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli.

Pacolli tha se me kërkesë të dy zyrtarëve serb, MPJ ka lejuar hyrjen e tyre në Kosovë.

“Po, Gjuriqi dhe Selakoviqi kanë kërkuar leje për të hyrë në Kosovë dhe ne kemi lejuar hyrjen e tyre”, ka thënë Pacolli.