Gjuriq: Thaçi në Gorazhdec, për t’iu rënë në sy ndërkombëtarëve

18.08.2016 12:03:01

Shkuarja e Hashim Thaçit dhe dhurimi i luleve për viktimat serbe në Gorazhdec, nuk ka fije sinqeriteti ka thënë ka thënë Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

“Nuk shoh sinqeritet në këtë gjest, përndryshe unë do të jem gjithmonë i gatshëm t’i mirëpres hapat e vërtetë dhe të sinqertë drejt pajtimit”, ka thënë Gjuriq për mediat serbe.

“Çdo krim ka një emër. Mbështetësit e ekstremizmit disa muaj më parë e prishën monumentin e vendosur nga qeveria e Serbisë. Do të ishte më mirë që Thaçi t’i zbulonte ata që e bënë krimin, se sa të qojë lule te viktimat”.

Gjuriq po ashtu ka deklaruar se Thaçi shkoi në Gorazhdec, për t’iu rënë në sy për të mirë ndërkombëtarëve.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka vendosur lule pranë monumentit të serbëve të vrarë në Gorazhdec në lumin Bistrica në vitin 2003.