Ivanov: Angazhimi i ARM-së në raste fatkeqësishë nuk është zgjidhja e përhershme

18.08.2016 11:58:59

Në fjalimin e tij me rastin e 18 gushtit Ditës së ARM-së, kryetari Gjorge Ivanov u bëri thirrje institucioneve që merren me menaxhimin e krizave dhe ato të mbrojtjes dhe shpëti, që të veprojnë sipas përgjegjësive ligjore që u takojnë.

Ai deklaroi se nuk mundet që vetëm ARM-ja dhe policia të përfshihen në fatkeqësi natyrore, përderisa në të njejtën kohë ushtarët janë të reshtuar edhe në kufijtë e vendit.

Për kryetarin Ivanov, angazhimi i ARM-së në raste të këtilla nuk është një zgjidhje e përhershme, por është i patjetërsueshëm një bashkëpunim ndërinstitucional në mes të institucioneve të nivelit qendror dhe lokal dhe se nuk duhet pritur që të ndodhë diçka, për të vepruar.

Ai bëri të ditur se në vërshimet e fundit, në ndihmë të rajoneve të përmbytura janë angazhuar 2600 ushtarë dhe mbi 200 automjete.