Gjuriqi, shqiptarët u frikësuan nga ardhja e Vuçiqit

Gjuriqi, shqiptarët u frikësuan nga ardhja e Vuçiqit

30.03.2017 14:46:23

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se barrikadat në Kosovë si shenjë proteste kundër vizitës së Aleksandar Vuçiqit kanë treguar se Prishtina po i cenon dhe frikëson serbët.

“Dikujt nuk i pëlqen fakti që Aleksandar Vuçiq mund t’i mbledhë më shumë njerëz në Leposaviq se sa ndonjë lider shqiptar. Prandaj ata janë të frikësuar dhe bëjnë përpjekje për ta parandaluar”, ka thënë Gjuriq.

Sipas tij, serbëve të Kosovës duhet t’iu jepen më shumë të drejta.