“Gjurmë shqiptare” për Kongresin e Lushnjës: Përplasje, tradhti, vrasje dhe presione në Shqipëri! (Video)

01.04.2017 22:12:20

Kongresi i Lushnjës i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920. Aty u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë (së sotme), si dhe zgjedh Këshillin e Lartë prej katër vetash – që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit – dhe një Këshill Kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Por, cilat ishin vështirësitë, përplasjet dhe vendimet e rëndësishme? Si u organizua? Cilat ishin përplasjet, tradhtitë, vrasjet, presionet nga klanet e ndryshme?

Dokumentari i Marin Memës risjell përmes dëshmive ngjarjet që ndërlidhen me Kongresin e Lushnjës.