Historia e jahtit dhe historia e Shpendit me jahtin, a ka prodhuar ndonjë histori agjenturash?

01.04.2017 21:26:06

Nga Rexhep Kastrati

Historia e Shpendit me jahtin, prodhoi edhe historinë e jahtit. Historia e Shpend Ahmetit dhe historia e jahtit janë shumë interesante dhe që mund të hedhin dritë edhe mbi pyetjen kryesore që kam shtruar në një shkrim timin lidhur me mundësinë që mbrapah historisë me jahtin, të fshihet ndonjë takim i Shpendit me spiunen serbe të FSB-së, Dragana Trifkoviq, apo me ndonjë agjent tjetër.

Historia e jahtit që po del se më parë ka qenë pronë e Qazim Osmanit, multimilionerit, i njohur edhe për blerjen e vilës së Milosheviqit, por edhe për afera të shumta me këngëtare dhe me femra të tjera serbe.

Po ashtu Qazim Osmani është i njohur edhe si vëllai i Ismet Osmanit “Currit”, dhe së këndejmi që të dy kushurinj të Vjosa Osmanit.

Pazaret ndërmjet Devollëve dhe Osmanëve, në fakt janë shumë interesante dhe që mund të çojnë të ndonjë lidhje e përbashkët me rrjete trafiqesh serbe dhe më gjerë, e pse jo edhe me agjentura serbe dhe të tjera.

Së këndejmi edhe historia e Shpendit me jahtin e Qazim Osmanit, tash i Devollëve, mund të jetë pikërisht histori agjenturash që mund të ketë refelektime të tjera dhe më të gjera.

A është takuar Shpendi në jahtin e Devollëve apo diku tjetër me Dragana Trifkoviqin, apo me ndonjë agjent tjetër? A mund të pritet ndonjë aksion në Mal të Zi qoftë si përpsëritje për atentat ndaj ndonjë zyrtari malazias, qoftë edhe ndonjë rast si i Kumanovës? Apo mos po përgatitet diçka në kufirin Mali i Zi – Kosovë?

Gjithsesi historia e jahtit dhe e Shpendit me jahtin është shumë interesante dhe që nuk duhet nënvlerësuar.

 

Urime Dita e Rrenave Shpend Jahtmeti!

Gepostet von Blitz am Samstag, 1. April 2017