Gjuzi i nxjerr FOTOT me Vuçiçin dhe…/ Rama sherr me Naltmadhninë: Mos më moho kënaqësinë të shoh mustaqet

23.07.2020 14:22:35

Deputeti Kujtim Gjuzi është përplasur sërish këtë seancë plenare me kryeministrin Edi Rama. Teksa shefi i qeverisë po fliste në foltoren e Kuvendin, Gjuzi ndërhyri nga Kuvendi duke nxjerrë një foto të kryeministrit me Vuçiçin dhe Zoran Zaev.

Ndërkohë Rama e ka ironizuar duke i thënë se kishte maskë anti-gaz dhe duke i kërkuar të mos e ndërpriste.

“Naltmadhni të lutem, të lutem. Naltmadhni të lutem ose të paktën kur më tregon, maskën e paske antigaz, të lutem mos më ndërprit. Të paktën kur nxjerr panorama mos më moho kënaqësinë të shoh mustaqet dhe më vjen mirë që këtë herë mustaqet i ke mbrojtur me maskë.” tha Rama.

Kryeministrin e mori në “mbrojtje” edhe kryeparlamentari Ruçi.

“Zoti Gjuzi, mos më krijo hapësira që të tërheq vëmendjen herë tjetër”, tha Ruçi.

Gjuzi i nxjerr FOTOT me Vuçiçin dhe.../ Rama sherr me Gjuzi i nxjerr FOTOT me Vuçiçin dhe.../ Rama sherr me