Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për Vetting-un

22.12.2016 14:11:51

Gjykata Kushtetuese rrëzoi të enjten me 6 vota kundër dhe dy vota pro kërkesën e Partisë Demokratike (PD) për shpalljen antikushtetues të ligjit të Vetting-ut.

Kjo i hap rrugën hyrjes në fuqi të ligjit, që do të bëjë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.