Stojanoviq: Deputetët e Listës Serbe e pështyn në fytyrë popullin serb

22.12.2016 14:19:21

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, pjesë e Listës Serbe, e ka dënuar kthimin në Kuvend të Listës Serbe, respektivisht pesë deputetëve të kësaj liste.

Sipas tij, ata janë të padenjë që ta përfaqësojnë popullin serb në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Është për keqardhje se si për përfitim të vogël të pushtetit janë të gatshëm që t’ia kthejnë shpinën të gjitha atyre që janë të rëndësishme për popullin tonë dhe t’i pështyni në fytyrë të gjithë njerëzit tanë që janë bllokuar të kthehen në Mushtisht, të gjithë ata që nuk mund t’i kthejnë pronat e veta, të gjithë punëtorët e Trepçës, të gjithë neve që jetojmë në Kosovë dhe dëshirojmë që ta themelojmë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të Kishës ortodokse serbe e cila nuk mund të hyjë në pronat e veta”, ka thënë Stojanoviq.

Ai ka shtuar se të gjitha këto atyre nuk ju interesojnë, pasi që atyre ju intereson vetëm pushteti.