Gjykata lë në burg Bledar Toçin pas ngjarjes së Kavajës

13.10.2019 13:33:07

Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e arrestit me burg, për Bledar Toçin, shef i Sigurisë së Brendshme në burgun e Durrësit.

Toçi vrau me armën e shërbimit viktimën Dritan Haxhollin, në banesën e Marsida Qatjas.

Shefi i sigurisë ndodhet në spitalin e Durrësit, pas plumbit që mori në qafë, gjatë konfliktimit me Haxhollin.

Më herët, gjykata la në burg edhe vëllaun e Bledar Toçit, për posedim të lëndëve narkotike.