Policia flet për të helmuarit në QNR

13.10.2019 13:00:50

Raportohet se rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë punuar në numërimin e zarfeve jenë helmuar.

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia është ndërprerë rreth orës 11:00 shkaku se punëtorët kanë raportuar për kundërmim nga ta.

Lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, të cilët kanë thënë se janë duke u marr me rastin.

“Policia posedon informacionin dhe në aspektin policor jemi duke e trajtuar, ndërsa lidhur me detaje në këtë fazë adresohuni KQZ-së dhe autoriteteve shëndetësore”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i policisë.