Gjykata Supreme konfirmon dënimin, vëllezërit Demaku duhet t’i mbajnë nga 3 vjet burg

18.08.2017 19:47:00

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-deputeti i Kosovës, Fadil Demaku, ka konfirmuar se Gjykata Supreme e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin Drenica 2.

Ai, i revoltuar kundër vendimit, është shprehur edhe në Facebook.

“Maskarada e Drenica 2 nga Gjykata e shkallës se parë, Apelit , e deri në Supreme . Turpi spaska fund .

Faleminderit shteti ynë për këtë shpërblim të pamerituar . Koha do ta vërtetojë këtë”, ka shkruar Demaku.

Sipas këtij vendimi Fadil Demaku, por edhe Nexhat Demaku do të mbajnë nga tri vjet burgim, ashtu siç kishte vendosur Apeli dhe Gjykata Themelore.

Dënimet janë vërtetuar edhe për Isni Thaçin, Zeqir Demakun dhe Jahir Demakun të dënuar me nga 6 vjet burgim. Dënimi me nga 3 vjet është konfirmuar edhe Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demajn.