Këshilli Drejtues i UP-së do të rishqyrtojë vendimin për uljen e Bursave

05.01.2018 18:40:29

Në një komunikatë për media nga Universiteti i Prishtinës është bërë e ditur se pas takimit të Këshillit Drejtues të UP-së është diskutuar çështja e vendimit të këtij Këshilli për uljen e bursave nga 600 në 500 euro.

Aty është bërë e ditur se takimi i rradhës i Këshilli Drejtues do të mbahet gjatë ditës së enjte me datë 11 janar 2018 ku edhe do të rishqyrtohet vendimi për lartësinë e bursës dhe reflektimi pozitiv në  ndryshimin e tij.

Ky takim vjen pas pakënaqësive të shumta lidhur me uljen e Bursave si dhe mungesën e nje arsyeje të qartë lidhur me këtë vendim.