Erdogan: Procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE na ka lodhur në mënyrë serioze

05.01.2018 18:46:29

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan duke folur mbi procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE deklaroi se, “Kjo ashtu siç na ka lodhur neve në mënyrë serioze, ka lodhur edhe popullin tim. Pra, kjo ndoshta do të na shtyjë drejt një vendimi. Sepse ne nuk jemi në gjendje që të themi vazhdimisht ‘ju lutemi na merrni edhe neve'”.

Marrëveshja me EUROSAM, hap shumë i rëndësishëm

Recep Tayyip Erdoğan gjatë vizitës zyrtare në Francë deklaroi se kanë nënshkruar marrëveshje në lidhje me kompaninë francezo-italiane EUROSAM.

“Sot këtu nënshkruam një marrëveshje në lidhje me EUROSAM-in dhe ky është një hap shumë i rëndesishëm. Me këtë ndërmorrëm një hap për një marrëveshje trepalëshe, ku do të përfshihet edhe një shtet tjetër anëtar i NATO-s, Italia. Tani pas kësaj duhet të fillohet me shpejtësi dhe të kalohet me shpejtësi në realizimin e kësaj pune”, tha Erdoğan.

Ndjeshmëria kundër anëtarëve të FETO-s në Francë ka rëndësi të madhe

Erdoğan, deklaroi se “ndjeshmëria kundër anëtarëve të FETO-s në Francë ka një rëndësi të madhe”.

“Ata pothuajse institucionalizohen këtu me shoqatat, fondacionet dhe vendet e tyre të punës. Edhe PKK po institucionalizohet në të njëjtën mënyrë. Pra, nëse këtu injorohet ndjeshmëria, atëherë besoj se problemi i kësaj nesër do të jetë më ndryshe”, tha Erdoğan.

Qëllimi jonë eshtë zgjidhja me vullnetin e popullit sirian

Presidenti i turk në konferencën e përbashkët me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, deklaroi se qëllimi i Turqisë për çështjen e Sirisë është zgjidhja me vullnetin e popullit sirian, pa presidentin Bashar al-Assad, raporton Anadolu Agency (AA).

“Qëllimi jonë nuk është një zgjidhje me Assad-in. Qëllimi jonë është arritja e një zgjidhjeje me vullnetin demokratik të popullit të Sirisë, pa Assad-in. Ne duhet ta ndihmojmë ketë”, deklaroi Erdoğan.