Gjykimi për rastin Monstra do jepet drejtëpërdrejtë

12.04.2017 16:07:09

Gjykata e Lartë e Maqedonisë është e mendimit se gjykimi për rastin Monstra duhet të jetë e hapur dhe të njejtën mund ta ndjekin qytetarët nga shtëpitë e tyre nëpërmjet lidhjes direkte me video, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Termini për këtë rast nuk është precizuar por mbi të gjitha presim që ri-gjykimi të jepet në formë të drejtëpërdrejtë me video link nga salla e gjykimit pasi ne e dimë interesimin e qytetarëve për të mësuar të vërtetën. Besoj se do të jetë në fillim të muajit maj. Duhet të bëjmë përgatitje teknike në terren ku do të rritet edhe siguria në seancë.” tha Jovo Vangellovski, kryetar i Gjykatës së Lartë