Vazhdimi i dialogu Prishtinë-Beograd pa datë të caktuar

12.04.2017 16:00:31

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç ende nuk ka dhënë një datë për mbajtjen e një raundi të ri të dialogut në mes Beogradit dhe Prishtinës.

Bashkimi Evropian ka përsëritur se dialogu është në interes të dyja palëve dhe pritet të vazhdojë punën konstruktive ashtu siç kanë rënë dakord.