LDK DISKUTON PËR DEMARKACIONIN DHE ZGJEDHJET

12.04.2017 15:52:57

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i LDK-së Isa Mustafa, tha se kanë thirrur Këshillin e Përgjithshëm për të diskutuar për dy gjëra.

Ai tha se ka konsideruar se sot do të diskutohet për përgatitjet për zgjedhje lokale në Kosovë të cilat sipas afatit duhet të mbahen në vjeshtë të këtij viti dhe për qëndrimet politike të LDK-së lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi.

“Vlerësoj se ne duhet të fillojmë me përgatitjet sa më të shpejta për zgjedhjet lokale në mënyrë që zgjedhjet të jenë të rregullt të mbahen mbi bazën e procedurës që i përcakton Komisioni Qendror Zgjedhor të zbatohet të gjitha ligjet, të mos ketë asnjë lëshim në zgjedhje, të krijojmë kushte që sa më shumë qytetarë të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Po ashtu që në këto zgjedhje lokale të zgjedhin përfaqësuesit tanë si kryetarë të komunave ata që vlerësojnë që kanë përkrahje të qytetarëve të Republikës së Kosovës, kanë përkrahje të anëtarësisë dhe kanë aftësi të menaxhojnë nëpër komunat për të cilat mund ta marrin besimin e qytetarëve”, tha Mustafa.