Gjyqi i Apelit e konfirmoi: 19 vite burg për Kuzmanovskin që e mbyti infermieren

25.10.2016 15:37:38

Gjykata e Apelit-Shkup ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë prej 19 vite burg për Nikolla Kuzmanovski ku u gjykua për vrasjen e një infermiere. Kuzmanovski është dënuar për vepër penale të vrasjes së personit shtatzënë, njofton Tellma.

Vrasja ka ndodhur në janar 2016 në mbrëmje rreth 19 kur infermierja ishte në detyrë. Dijana ishte e martuar dhe kishte një vajzë, por ishte në lidhje dashurie me Kuzmanovski. Ajo ishte shtatzënë, kurse për atë e dinte edhe burri i saj dhe i dashuri i saj.