Ne emër të COVID19 brënda 24 orëve gjobitën 791 qytetarë

18.04.2021 12:05:19

Policia e Kosovës ka vazhduar me shqiptimin e gjobave për qytetarët, të cilët nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 791 tiketa ndaj personave që kanë shkelur masat anti-COVID-19.

Duhet përkujtuar se policia po vazhdon gjatë gjithë kohës të patrullojë anembanë vendit për të shikuar nga afër  se sa po respektohen këto masa.

Ndërkohë që IKShPK njoftoi të shtunën për 8 raste të vdekjes dhe 498 raste të reja me COVID19.

Nëse marrim statistikat që nga marsi i vitit të kaluar kur edhe u paraqitën rastet para pozitive me COVOD-19, atëherë i bie që në Kosovë janë 101,153 persona janë infektuar me COVID-19, kurse 2, 061 të tjerë kanë vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus.  Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 12.609.