Mocioni si përpjekje për pengim të konsolidimit të shtetit ligjor dhe si obstruksion ndaj bashkësisë ndërkombëtare

05.05.2017 21:07:07

Nga Rexhep Kastrati

Partitë opozitare kanë dorëzuar një mocion kundër Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Mustafa, e që është shoqëruar nga nënshrkimet e 42 kuvendarëve të Kuvendit të Kosovës. Si mocion nuk paraqet ndonjë zhvillim të paparashikuar dhe të papritur, duke marrë parasysh se që nga themelimi i kësaj Qeverie, të gjitha zhvillimet destruktive, anarkiste dhe të dhunshme në Kosovë kanë pasur për qëllim rrëzimin e saj dhe destabilizmin e vendit. Ky mocion nuk është ndonjë zhvillim i paparashikuar dhe i paparitur edhe për faktin se që nga fundviti i vitit të klauar ka pasur një deklarim publik të Kadri Veselit, të partive opozitare dhe të Serbisë, madje edhe të Rusisë që të rrëzohet kjo Qeveri. Madje edhe Baton Haxhiu dhe Berat Buzhala tepër të shqetësuar dhe tepër në mënyrë histerike kanë kërkuar që të rrëzohet kjo Qeveri. Pra, ka një bashkërendim të plotë për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Mustafa. Arsyet lidhen edhe me çështje të luftës për pushtet, edhe me mosdurimin që Qeverinë ta drejtojë LDK, edhe me synimet e qarqeve kundërshqiptare për ta destabilizuar Kosovën, e të cilat arsye e kam përmendur vazhdimisht në shkrimet e mia të vazhdueshme që nga viti 2015 e këndej.

Edhe teksti i mocionit kundër Qeverisë, në fakt, knfirmon se është vetëm vazhdimësi e angazhimeve të gjertanishme dhe si fazë në angazhimet e këtilla, edhe pas dështimit të këtij mocioni në Kuvend. Për ta kuptuar këtë mjafton një lexim i spërfaqshëm të këtij mocioni, e që është një tekst i cekët, i shkruar në mënyrë amatore dhe me një nivel të ulët të shkrimësisë. Në këtë tekst përmenden pikërisht pasojat që kanë pasur angazhimet e vazhdueshme për të bllokuar institucionet e shtetit, për të bllokuar funksionimin demokratik të shoqërisë, si dhe për të penguar zhvillimin ekonomik të vendit, për të penguar forcimin e shtetit ligjor, të pozitës ndrëkombëtare të Kosovës  dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Po ashtu, përmenden edhe angazhimet e kuvendarëve të veçantë të partive në pushtet, e të cilët kanë vepruar në përputhje me strategjinë kunërqeveritare dhe kundërshtetërore, e që kanë bërë të pamundur kalimin në Kuvend të projekligjeve të rëndësishme për vendin. Në këtë kuptim, ky mocion, edhe pse do të dështojë, megjithatë ka vënë në sprovë unitetin e PDK-së dhe të LDK-së, e të cilat janë sfiduar qoftë nga veprimet e kuvendarëve të veçantë të tyre, qoftë edhe nga intrigat dhe obstruksionet e ndryshme të zhvilluara ndaj Qeverisë së vendit.

Një element tjetër që ky mocion ka nxjerr në pah është edhe fakti se edhe pse është Qeveria më e suksesshme që nga paslufta e këndej, megjithatë nuk ka arritur të afirmojë sa duhet rezultatet dhe sukseset e saj. Dhe kjo ka ndodhur për shkak të qëndrimit të korpusit medietik kundër saj, e që ka ardhur edhe si pasojë e kontrollit të tyre nga struktura mafiozo-politike dhe nga agjentura kundërshqiptare. Kjo vlen edhe për të ashtuquajtura medie dhe protale që veten e mbajnë si pro LDK dhe pro-rugovizëm, por që janë pjesë e të njëjtit korpus medietik që kontrollohen nga struktura të ndryshme, pra edhe kundër LDK dhe kundër-rugovizëm. Nuk është me rëndësi se a janë mashtruar apo blerë nga karamelat e Kadri Veselit, të Ramush Haradinajt apo të Albin Kurtit, madje edhe nga agjentura kundërshqiptare, apo janë shantazhuar për qëllime të ndryshme, por me rëndësi është se janë bërë pjesë e luftës speciale kundër institucioneve të shtetit, e në mënyrë të veçantë kundër Qeverisë s drejtuar nga kryeministri Mustafa.