Prizren, arrestohen katër persona për vjedhje

05.05.2017 20:50:21

 

 Pas një hetimi njëmujor, hetues rajonalë kanë arritur që t’ i identifikojnë dhe t’ i arrestojnë katër të dyshuar të moshës së re për të cilët dyshohet se me datën 2 prill, në mesnatë,  në mënyrë të organizuar kanë kryer vjedhje të rëndë në një banesë në rrugën “Remzi Ademi” ku kanë arritur të vjedhin, siç deklaron ankuesi, stoli të arta në vlerë  rreth  15 000 Euro. Arrestimet janë kryer pas tri bastisjeve që u janë bërë objekteve të banimit të të dyshuarve. Pas intervistave, në prani të avokatëve mbrojtës, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor. Ndërkaq hetuesit po punojnë për gjetjen e stolive të arta dhe për raste të tjera që janë kryer nga ky grup.